Griezmann ia kthen “kusurin” Barcelonës: “A është kjo foto vërtet shumë e fortë?”

Antoine Griezmann e kishte ruajtur mesazhin për Barcelonën dhe ia ktheu sapo Atlético Madridi siguroi finalen e Kupës së Mbretit, duke përdorur të njëjtën frazë që klubi katalanas kishte postuar sezonin e kaluar.

Në mars 2025, pas fitores 4-2 të Barcelonës në “Metropolitano”, ku Atlético po fitonte 2-0, Barça publikoi një foto me Griezmann në plan të parë dhe 11 lojtarët e saj në rreth, me shkrimin: “Kjo foto është vërtet shumë e fortë”.

Këtë të martë, pasi Atlético kaloi në finale, pavarësisht humbjes 3-0 në “Camp Nou”, duke mbrojtur 4-0 e ndeshjes së parë, Griezmann iu kundërpërgjigj ish-skuadrës me një foto duke festuar, ndërsa dy lojtarë të Barcelonës shtriheshin në fushë. “A është shumë e fortë kjo foto?” – shkroi ai, me tre “emoji” që mbulonin gojën.

Brenda një muaji, Atlético dhe Barça do të përballen sërish në La Liga (4-5 prill). Nëse kalojnë Tottenham dhe Newcastle në Champions, mund të ndeshen edhe në çerekfinale, më 7-8 dhe 14-15 prill. Minimumi edhe një përballje tjetër, por mund të bëhen tri të tilla.

 

The post Griezmann ia kthen “kusurin” Barcelonës: “A është kjo foto vërtet shumë e fortë?” appeared first on Telesport.