Flick: Dhamë gjithçka, jemi të zhgënjyer pse nuk erdhi goli i katërt

Hansi Flick analizoi eliminimin e Barçës nga Kupa e Mbretit. Trajneri gjerman u shpreh krenar për qëndrimin dhe paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Atlético Madridit, por theksoi se duhet analizuar me mjekët arsyeja e shumë dëmtimeve, pasi këtë javë tre lojtarë kanë hyrë në “infermieri”:

“Kemi qenë të guximshëm dhe për këtë ndihem krenar. Ka qenë një ndeshje spektakolare. Na ka munguar një gol, por kemi luajtur shumë, shumë mirë. Kur sheh Bernal, Cubarsí, Gerard…, lojtarë të rinj në këtë nivel…, kanë dhënë gjithçka për këtë klub. Jemi të zhgënjyer sepse nuk erdhi goli i katërt”.

Mbi dëmtimet: “Kemi edhe dy dëmtime të tjera dhe nuk jam i kënaqur. Duhet të flasim. Me Frenkie bëhen tre. Duhet të flasim me ekipin mjekësor dhe stafin për ta shmangur që brenda një jave të dëmtohen tre futbollistë”.

Rreth ndeshjes: “Kemi pasur raste, të gjithë ishin të bindur si të luanin. Kanë qenë fantastikë. Bernal shënoi dy gola, Cubarsí ishte i jashtëzakonshëm. Ky është mentaliteti që doja. Tani, hap pas hapi. Ka ende shumë kampionat dhe Champions, përqendrohemi te Athletic”. Për Pedrin: “Ishte me rrezik aktivizimi, por më tha se ndihej mirë. Me të në fushë, ndeshja është ndryshe. Duhet të presim për shkallën e dëmtimit të Koundé dhe Balde”.

The post Flick: Dhamë gjithçka, jemi të zhgënjyer pse nuk erdhi goli i katërt appeared first on Telesport.