Përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri do të jetë në mbrojtje dhe do të kushtojë 25 milionë euro

Inter mesa duket ka piketuar përforcimin e parë që do të bëjë gjatë merkatos së verës. “Il Giornale” raporton se Inter ka “prenotuar” që tani transferimin e Oumar Solet në verë.

Qendërmbrojtësi francez ka rënë në sy me paraqitjet e mira dhe të qëndrueshme që ka bërë këtë sezon me Udinese-n, ndaj drejtuesit e Interit janë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga klubi friulian që është 25 milionë euro.

Solet është nën kontratë me Udinese-n deri në vitin 2027 dhe për të mos rrezikuar largimin e tij falas pas një viti, klubi friulian është i gathëm të lejojë largimin e tij këtë verë. Përveç transferimit të Solet që mund të konsiderohet që tani si përforcimi i parë i verës, Inter pritet të bëjë edhe disa afrime të tjera në verë.

The post Përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri do të jetë në mbrojtje dhe do të kushtojë 25 milionë euro appeared first on Telesport.