Real Madrid dhe Atletico në garë për lojtarin e gjithanshëm të Bayern-it, bavarezët gati t’i ofrojnë rinovimin

Pas rinovimit të Dayot Upamecano dhe Serge Gnabry, Bayern Munich ka dy emra të tjerë për të cilët po punohet për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. I pari është Harry Kane, i dyti Konrad Laimer.

Mesfushori austriak është një lojtar shumë i rëndësishëm për bavarezët, pasi mund të mbulojë më së miri disa role në fushë, pra është një lojtar i gjithanshëm. Kontrata e 28-vjeçarit skadon në vitin 2027, por drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për një rinovim të mundshëm të kontratës, duke parë që interesi për Laimer është në rrijet nga klubet e tjera të mëdha.

“Defensa Central” bën me dije se Real Madrid dhe Atletico Madrid po ndjekin me shumë kujdes situatën e Laimer te bavarezët dhe janë të gatshëm të provojnë transferimin e tij gjatë verës së ardhshme. Vlera në treg e austriakut llogaritet te 32-35 milionë euro.

Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin 28-vjeçarin si një përforcim ideal në mesin e fushës, një repart që ka shfaqur shumë probleme këtë sezon. Në anën tjetër, Diego Simeone e vlerëson shumë austriakun dhe është gati t’i besojë atij rolin e rëndësishëm në mesfushë.

The post Real Madrid dhe Atletico në garë për lojtarin e gjithanshëm të Bayern-it, bavarezët gati t’i ofrojnë rinovimin appeared first on Telesport.