Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të befasishëm të Filipe Luis

Shkarkimi i befasishëm i Filipe Luis nga stoli i Flamengo ka qenë padyshim lajmi kryesor në botën e futbollit ditën e sotme. Befasia qëndron në faktin pas suksesit të madh që arriti Filipe Luis me ekipin brazilian gjatë sezonit të kaluar.

Megjithatë, ka dhe një të vërtetë për gjithë këtë vendim të bujshëm të Flamengo-s për të shkarkuar Flipe Luis. Sipas, UOL Esporte, presidenti i Flamengos zbuloi se Filipe Luís po negocionte me grupin e pronarëve të Chelseat, “BlueCo”, ndërsa klubi brazilian po punonte në mënyrë aktive për të rinovuar kontratën e tij.

Filipe thuhet se nuk iu përgjigj mesazheve të Flamengos për 3 ditë, duke besuar se ishte gati të bëhej trajneri i ri i Chelsea-t. Megjithatë, “BlueCo” më vonë e informoi atë se plani ishte që ai të merrte drejtimin e Strasburgut, jo të Chelsea-t. Braziliani nuk ishte i interesuar dhe më pas rifilloi bisedimet me Flamengon.

Sapo presidenti i Flamengos mësoi për situatën, kjo rezultoi të ishte pika e fundit, duke çuar në shkarkimin e Filipe Luís.

The post Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të befasishëm të Filipe Luis appeared first on Telesport.