Bëjnë pjesë në listën e “zezë”, këta janë 3 lojtarët e parë që do të largohen nga Barcelona në verë

Sipas asaj që zbulon “SPORT”, ditët e fundit ka pasur një takim kokë më kokë mes drejtorit sportiv të Barcelonës dhe trajnerit Hansi Flick në lidhje me ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri gjerman po kërkon një ekip shumë më të fortë dhe të ekuilibruar, duke i dhënë përparësi cilësisë mbi sasinë e lojtarëve të disponueshëm. Për kërë arsye, nga ekipi aktual pritet të ketë disa largime gjatë verës.

Tri emrat më të përfolur deri tani janë: Marc Casado, Joao Cancelo dhe Roony Bardghji. Për mesfushorin difensiv nuk është hera e parë që përflitet për largimin nga Barcelona. 22-vjeçari nuk bën pjesë në projektin e Hansi Flick, ndaj largimi i tij është i pashmangshëm gjatë verës. Barcelona pret të përfitojë 35-40 milionë euro nga shitja e Casado.

Përsa i përket Cancelo-s, dihet që anësori portugez është i huazuar deri në fund të sezonit, por është përfolur për mundësinë e transferimit të tij të përhershëm, gjë që nuk është pranuar nga Flick. Përsa i përket Roony Bardghji, Flick e vlerëson shumë suedezin por për shkak të hapësirës së paktë që ka në dispozicion për të, 20-vjeçari duhet të gjejë një ekip tjetër ku të ketë mundësinë të jetë protagonist. Sipas të gjithë gjasave, do të jetë huazim i suedezit dhe jo shitje e përfundimtare.

The post Bëjnë pjesë në listën e “zezë”, këta janë 3 lojtarët e parë që do të largohen nga Barcelona në verë appeared first on Telesport.