“Nuk e shijoj më sportin tonë, futbolli është bërë i tmerrshëm”; shpërthen Ruud Gullit

Një nga ikonat e futbollit europian nuk përmbahet më. Legjenda holandeze Ruud Gullit ka lëshuar kritika të forta ndaj futbollit modern, duke pranuar se ka humbur kënaqësinë për ta ndjekur: “Kam vendosur të ndaloj së shikuari futboll. Nuk e shijoj më sportin tonë. Pashë Arsenal kundër Chelsea, çfarë ndeshjeje ABSOLUTISHT E TMERRSHME futbolli!

Shoh lojtarë që përpiqen të fitojnë goditje këndi, që përpiqen të fitojnë rivënie anësore, shoh djemtë e topave gati për t’u dhënë peshqirë lojtarëve. Futbolli është bërë absolutisht i tmerrshëm. Shpresoj që kjo të mos jetë rruga drejt së cilës po shkojmë.

Pres lojtarë që të përballen sërish me mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Po më mungon gëzimi, nuk e shijoj më futbollin. Të gjithë po ekzekutojnë detyra trajneri në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me guxim? Pse po pasojnë të gjithë?! PASIM! PASIM! PASIM!”

The post “Nuk e shijoj më sportin tonë, futbolli është bërë i tmerrshëm”; shpërthen Ruud Gullit appeared first on Telesport.