Desailly: Problemi nuk është Vinicius, por perceptimi që ekziston për të

Marcel Desailly foli drejtpërdrejt: “Problemi është perceptimi që ekziston për Vinicius”. Prej këtij qëndrimi ai ndërtoi një mbrojtje të fortë për sulmuesin e Real Madridit, pas incidentit me Prestianni, anësorin e Benfica, që përfundoi me sanksion nga UEFA (braziliani denoncoi fyerje raciste ndaj tij).

“Jam i lumtur që shoh Vinicius të luajë dhe që shoh se Mourinho e ndryshoi pak qasjen ndaj çështjes. Ai mund të festojë, e bëri herën e fundit që shënoi. Nuk ka asnjë problemi. Problemi është perceptimi që ekziston për Vinicius. Duhet ta zhdukim këtë perceptim dhe të pranojmë se ka gjëra që duhet të ndryshojnë. Është e papranueshme brenda një stadiumi, kur ndodhin këto gjëra”, – deklaroi ish-futbollisti francez.

Për humbjen 1-0 ndaj Getafe shtoi: “Në shpejtësinë e ekzekutimit nuk janë aq të qetë, por madrilenët kanë individualitete… Sipas meje është mirë të kenë më shumë qetësi”. Për Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada nënvizoi: “Shitja e një numri rekord biletash është që tani sukses, do të ketë ndeshje superiore”.

The post Desailly: Problemi nuk është Vinicius, por perceptimi që ekziston për të appeared first on Telesport.