Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar.
Personi i dyshuar dyshohet se më datë 12.10.2025, në një qendër tregtare në Gjakovë ka kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm” , dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes: numrit emergjent 192, stacionit policor më të afërt ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]. Policia e Kosovës garanton se të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.










