Kur vdiq lideri i parë suprem i Iranit, Ajetollahu Homeini në vitin 1989, dishepulli i tij Ali Khamenei mori pushtetin.
Sjelljes së Khameneit i mungoi zjarri i paraardhësit të tij, por ishte po aq brutal në shtypjen e kritikëve e opozitës.
U bë antagonisti i botës perëndimore dhe përkrahu rrjetin e gjerë të grupeve terroriste në Lindje të Mesme dhe nëpër botë.
Khamenei lindi në vitin 1939 në vise të harruara të Iranit dhe nisi të studionte religjionin.
Këto studime e vunë në kontakt me të riun Homeini. Ai iu bashkua lëvizjes revolucionare kundër Shahut të Iranit që përkrahej nga SHBA-ja.
Kështu, mori pushtetin me revolucionin islamik të vitit 1979. Jeta në Iran ndryshoi rrënjësisht, normalisht për të keq.
Gratë u detyruan të mbanin shami, tubimet e përbashkëta të burrave dhe grave u ndaluan dhe Irani u bë armiku i përbetuar i SHBA-së që u quajt “Shejtani i madh” dhe Izraeli “shejtani i vogël”.
Në vitin 1991, Homeini e emëroi dishepullin e tij, Khamenein si president të Iranit.
Në ceremoninë e betimit shihej dora e djathtë e mbuluar e Khameneit që nuk lëvizte. Krahu i ishte paralizuar në një atentat të dështuar gjatë lutjeve.
Ai mbijetoi dhe në adresimin e inaugurimit u betua se do ta mbronte Iranin nga liberalizmi i devijuar dhe nga krahu i majtë i ndikuar nga amerikanët.
Kur Ajetollahu Homeini vdiq në vitin 1999, Khamenei u bë lideri i ri suprem i Iranit.
Ai ia mësyu të prodhonte arsenal armësh. Dhe rriti ndikimin në rajon nëpërmjet satelitëve që i quajti “shpatat e rezistencës”: Hezbollahun në Liban dhe Hamasin në Gaza, grup që organizoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.
Regjimin e Khameneit nuk e donte askush. Por ai shtypi çfarëdo lloji të pakënaqësisë që shprehej me protesta dhe me torturat në burgjet famëkeqe të Iranit. Ai gjithashtu mbikëqyri programin bërthamor të Iranit që për kohë të gjatë dyshohej se po përdorej për të prodhuar armë bërthamore që e nxiti edhe luftën e shkurtër me Izraelin dhe SHBA-në në vitin 2025.
Në vitin 2003, Khamenei me një fetva gojore ndaloi prodhimin dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Mirëpo kurrë nuk qe bindës. Në vitin 2015, Khamenei miratoi marrëveshjen me fuqitë botërore për të ndalur pasurimin e uraniumit me qëllim që të hiqeshin disa sanksione.
Kjo marrëveshje u anulua nga presidenti në ardhje Donald Trump.
Në vitin 2020, tensionet mes SHBA-së dhe Iranit u ngritën përsëri për shkak të vrasjes së gjeneralit Kasem Soleimani. Irani u hakmor me lëshimin e disa raketave ndaj bazave amerikane në rajon.
Pika e madhe e kthimit ishte 7 tetori. Izraeli shkatërroi Hamasin dhe pastaj Hezbollahun. Pastaj, aleati kyç i Iranit, presidenti Bashar al-Assad iu nga Siria, duke e lënë Iranin të izoluar dhe të dobësuar.
Në vitin 2025, Izraeli shfrytëzoi momentin dhe e goditi fort Iranin me ndihmën e SHBA-së. Ishte humbje e madhe për regjimin iranian dhe liderin e saj që po fshihej skutave deri në bombardimin e javës së kaluar kur u shpall i vdekur.










