Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar partitë politike për çështjen e presidentit.
Ai ka shprehur dyshimet e tij se qëllimi kryesor i partive politike janë zgjedhjet.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se duke që partitë nuk kanë interes zhvillimin e Kosovës.
“Ndoshta zgjedhjet janë qëllimi kryesor i tyre, e jo mjet për me bë dicka të mirë për vendin. Po shihet kjartë që me qeverisë, me zhvillu projekte të nevojshme, me i ndihmu bizneset dhe ekonominë, me rregullu sektorin e energjisë, arsimin… nuk ka aspak interes. Po duket sikur interesi kryesor është me u ballafaqu në zgjedhje sa më shpesh, me u përplas, me u shkatërru mes vete. Me ‘rraskapitë’ njëri-tjetrin. Me lodhë kundërshtarin, jo me ndërtu diçka për vendin. Me asgjësu tjetrin”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ndoshta për disa, politika është shfryrje e egos, jo mjet për politika publike pozitive dhe të qëndrueshme. Është garë për dominim, jo për me ofru zgjidhje të dobishme për qytetarin. Prandaj kemi kaq shumë zgjedhje dhe kaq pak pajtim e bashkëpunim. Kemi kaq shumë kriza dhe kaq pak qeverisje të qëndrueshme”, ka shkruar ai.










