Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, është i kënaqur me skuadrën e tij dhe rezultatet e arritura javët e fundit. Fitorja 2-1 ndaj Crystal Palace ka katapultuar “djajtë e kuq” në vendin e tretë në Premier League.
“Jam shumë i lumtur. Ishte një provë për ne pasi ishim në disavantazh në pjesën e parë. Ishte një situatë e re për ne. Nuk e nisëm ndeshjen mirë, u rritëm në lojë ndërsa pjesa e parë vazhdonte. Në pjesën e dytë u përmirësuam përsëri”, tha Carrick.
“Ishte një gjë e madhe të kapërcenim faktin që ishim me një gol disavantazh në shtëpi kaq herët kundër një skuadre që është e vështirë të thyhet. Ishte një hap i madh për ne. Isha shumë i lumtur me mënyrën se si djemtë iu afruan kësaj dhe reaguan ndaj saj“, shtoi Carrick.
Më tej, trajneri i Manchester United komentoi: “Ky është futbolli, të gjitha skuadrat janë të mira dhe nuk duhet shumë që loja të ndryshojë në të dyja drejtimet. Një ndeshje nga ku mund të nxjerrim mësime për të ecur përpara”.
The post Carrick: Fituam kur ishim në disavantazh, bëmë një tjetër hap të madh përpara appeared first on Telesport.










