Aeroplani privat luksoz i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë paund (afërsisht 70 milionë euro), është larguar nga Arabia Saudite në orët e vona të natës, në një moment tensioni të lartë sigurie në rajon. Lëvizja ajrore ndodhi ndërsa raportoheshin dy shpërthime pranë ambasadës amerikane në Riad.
Sulmuesi 41-vjeçar banon në kryeqytetin saudit bashkë me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse familja ndodhej në bord në momentin e largimit të avionit privat.
Sipas mediave shtetërore iraniane, dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të SHBA-së, ndërsa Irani deklaroi gjithashtu se një ndërtesë stafi amerikan në Bahrein ishte shkatërruar.
Të dhënat e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni i Ronaldos, një “Bombardier Global Express”, përshkoi rreth 7 orë fluturim drejt Madridit. Ai u nis rreth orës 20:00 dhe u ul pak para 01:00 pas mesnate. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi arsyet e udhëtimit apo nëse ai lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit në rajon.
The post Irani bom*ardon Arabinë Saudite, aeroplani privat i Ronaldos “arratiset” në mes të natës appeared first on Telesport.










