Komentatori politik, ish-ambasadori Avni Arifi ka thënë se Albin Kurti nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveç propozimit të Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.
Sipas Arifit, Kurti nuk është se ka lobuar për t’u zgjedhur ajo, thotë se shpresa e tij është që s’ia voton opozita.
“Kur bohet, strukturat e tij thonë: ‘Mjeshtrisht e ka menaxhu.’ Kur nuk zgjidhet, thonë: ‘Opozita na bllokoi’, e elektorati e han foren si petllat”, shkroi ish-këshilltari i Ramush Haradinajt të hënën.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri të enjten që të zgjedhë presidentin ose vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.










