Slot: Premier League ka ndryshuar shumë, tani renditja mund të përmbyset me shpejtësi

Sezoni i Liverpool mbetet i ekuilibruar, me rezultate të ngushta dhe ndryshime të vazhdueshme në perspektivë. Trajneri Arne Slot e përsëriti këtë në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së sotme kundër Wolves, duke bërë një vlerësim të qartë të garës për Champions League.

Progresi i Liverpool shpesh është kushtëzuar nga faktorë të jashtëm. Shumë gjëra kanë shkuar kundër nesh. Niveli i argëtimit ka ndryshuar, stilet e lojës janë të ndryshme. Ekipet janë shumë të ngushta dhe renditja mund të ndryshojë me shpejtësi“, deklaroi trajneri i “reds”.

Duhet të përqendrohemi vetëm në ndeshjen e ardhshme, të vetëdijshëm se çdo ndeshje që vjen më pas ka qenë dhe do të jetë sfiduese”, tha Slot, që më tej shtoi në ndikimin që kanë goditjet standarte këtë sezon në Premier League.

Ky është realiteti i ri i Ligës. Faullet, gjuajtjet anësore, goditjet e gjata të lira: e gjithë kjo e bën të vështirë kontrollin e ndeshjeve si në të kaluarën. Tani, të gjitha ekipet mund të mbështeten te lojtarë të nivelit të lartë dhe nuk ka asgjë të sigurtë”, tha Slot.

The post Slot: Premier League ka ndryshuar shumë, tani renditja mund të përmbyset me shpejtësi appeared first on Telesport.