Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mesditën e së hënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Mitrovicë / 02.03.2026 – 12:00. Është raportuar se një mashkull është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.










