Dyshohet se mashtroi një person e një tjetër e kishte sulmuar në Fushë Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një person është arrestuar pasi dyshohet se e kishte mashtruar një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orëve 15:30-22:00, në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari po ashtu e kishte sulmuar edhe një viktimë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari po ashtu e kishte sulmuar edhe një viktimë tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.