Álvaro Arbeloa nuk e zbuti humbjen e rëndë që la shumë të tronditur Real Madridin në prag të duelit me Manchester City në Champions. Vetëm dy javë pas kryesimit, tani të tijtë janë 4 pikë pas Barcelonës: “Lamtumirë La Liga? Jo, objektivi ynë është të marrim 36 pikët e mbetura. Ky është Real Madridi dhe këtu askush nuk dorëzohet. Mendojmë se diferenca mund të rikuperohet”.
Analiza e humbjes: “Kishim raste më të pastra se Getafe me Vinicius, Rüdiger, Rodrygo. E dinim çfarë ndeshjeje do të luanim. Na kushtoi përballja me një kundërshtar të mbyllur. Duhej më shumë agresivitet. Arbitri ka lejuar një ndeshje ku luhej për të mos u luajtur. Asnjë kritikë për Getafe.
Tani duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura, askush nuk heq dorë nga La Liga. Kemi shumë për t’u përmirësuar, përgjegjësia është e imja. Autokritikë? Nëse ka një përgjegjës për humbjen, jam unë”. Mbi mungesat: “Bellingham e Mbappé janë të rëndësishëm, por s’ka justifikime. Në Vigo do të kemi tri mungesa shumë të rëndësishme”.
The post Arbeloa, pas humbjes së hidhur: Ky është Real Madridi, këtu askush nuk dorëzohet appeared first on Telesport.










