Mesfushori 22-vjeçar i Crystal Palace, Adam Wharton, do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos në verën e ardhshme. I konsideruar si “Pirlo i Blackburn”, Wharton ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.
“The Sun” zbulon se Real Madrid, Barcelona, Manchester City, Manchester United dhe Liverpool, janë vënë pas mesfushorit të ri të Crystal Palace.
Klubi anglez e vlerëson të paktën 100 milionë euro mesfushorin e ri, i cili është nën kontratë deri në vitin 2029 me klubin aktual, Crystal Palace.
Pista më e mundshme duket se është transferimi brenda Premier League, duke qenë se është një ambient që Wharton e njeh mjaft mirë. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Wharton në sezonin e ri me shumë mundësi do të veshë fanellën e një ekipi tjetër dhe jo më atë të Crystal Palace.
The post Man. United, Man. City, Liverpool, Barcelona dhe Real Madrid. Garë e fortë e për “Pirlon e ri” appeared first on Telesport.










