Diego Simeone foli para mediave në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës, në kërkim të finales së Kupës së Mbretit: “Menaxhimi i avantazhit? Mendojmë vetëm për ndeshjen që na pret, kundër një rivali shumë të fortë, ofensiv dhe me individualitete të mëdha, një nga më konkurruesit në La Liga dhe Europë. Musso është lojtar i rëndësishëm për grupin dhe dhomën e zhveshjes, me personalitet dhe energji për ta ndihmuar ekipin.
Të shënosh apo të mos pësosh? E imagjinojmë ndeshjen si gjithmonë, duke njohur virtytet e katalanasve dhe mundësitë tona. Pedri dhe Raphinha? Nuk ka nevojë të thuhet sa të rëndësishëm janë, do të jenë aty dhe do të bëjnë mirë. Mesazhi për ekipin? Flasim për çdo situatë që mund të ndodhë dhe si t’i godasim aty ku mund t’i dëmtojmë.
Objektivat? Në verë shpreson të jesh në mars duke luftuar për gjithçka. Në kampionat jemi pak larg, por në Kupë dhe Champions jemi mirë. Jemi fantastikë aty ku jemi. Këto janë sfidat që pret gjithë sezonin. Duhet cilësi, personalitet, besim dhe vendosmëri. Yamal është shumë i rrezikshëm në sulm, duhet ta vendosim në situata ku ndihet më pak komod, pra duke mbrojtur”.
The post Simeone ka avantazhin 4-0 ndaj Barçës, ja si i përgjigjet provokimit “të shënosh apo të mos pësosh?!” appeared first on Telesport.










