Hansi Flick shpjegoi si e sheh Barcelonën para përballjes ndaj Atlético Madridit, në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, ku katalanasit duhet të përmbysin disavantazhin 4-0 për të shkuar në finalen e Sevillas.
Ndeshja – “Të gjithë e dinë që jemi 4 gola pas, por duam ta bëjmë të pamundurën të mundur. Nuk do të dorëzohemi, duhet të besojmë”.
Pedri – “Duhet t’i menaxhojmë mirë minutat, na presin shumë ndeshje. Është mirë ta kemi Pedrin, do të shohim sa do të luajë”.
Përmbysja – “Duhet gjithmonë të besosh. Tifozët do të na mbështesin. Kemi shembullin kundër Dortmundit, fituam 4-0. Do të jetë e vështirë, por mund t’ia arroijmë”.
Tifozët – “Lidhja me ta është shumë e rëndësishme, duhet të funksionojë”.
Ndeshja perfekte – “Është më mirë të shënojmë të parët. Duhet inteligjencë dhe uri. Duhet të luajmë si një trup i vetëm”.
Lewandowski dhe mungesat – “Robert u dëmtua pas një përplasjeje ndaj Villarrealit. Mungesat janë të rëndësishme, si Gavi, Christensen dhe De Jong, por janë mundësi për të tjerët”.
Opsionet për fitore – “Nuk e di sa janë shanset. Për të fituar, po, luajmë në shtëpi. Megjithatë, për të arritur në finale nuk mjafton vetëm fitorja. Megjithatë nuk dorëzohemi. Gjithçka është e mundur”.
Përmbysje e ngjashme personale dhe video për skuadrën – “Nëse ka një video, është diçka private dhe më parë duhet ta diskutoj me lojtarët. Nuk jam përballur kurrë më parë me nevojën për një përmbysje të tillë, por nuk më frikëson”.
The post 4-0, Flick beson te përmbysja ndaj Atletico Madridit: Ta bëjmë të pamundurën të mundur appeared first on Telesport.










