Pedri paralajmëron Atletico Madridin: Nëse ka një skuadër që mund të përmbysë 4 gola, është Barcelona

Pedri beson se Barcelona mund ta përmbysë Atlético Madridin, pavarësisht humbjes së rëndë 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Mesfushori pritet të jetë titullar pas një muaji mungesë dhe synon t’i japë cilësi e qetësi ekipit në kërkim të një përmbysjeje historike.

Në një intervistë për TV3, ai siguroi për gjendjen fizike: “Jam mirë. Kam luajtur më shumë se gjysmë ore në dy ndeshje dhe kjo më ka ndihmuar të rikthej ritmin. Tani dua të luaj edhe më shumë”. Pedri analizoi edhe fitoren ndaj Villarrealit: “E kontrolluam kundërshtarin që nga fillimi. Me topin ishim të organizuar dhe në presing bëmë hapa përpara”.

Për humbjen e parë 4-0 tha: “Ishte pjesa e parë më e keqe e sezonit, me dhe pa top. Sidoqoftë, futbolli të jep gjithmonë mundësi për reagim. Një vit më parë shënuam 4 gola në 70 minuta. Nëse ka një skuadër që mund ta bëjë sërish këtë, është e jona”. Për formën e Yamal: “Ne e jetojmë normalisht, edhe pse ajo që po bën nuk është normale. E rëndësishme është të vazhdojë të buzëqeshë”.

The post Pedri paralajmëron Atletico Madridin: Nëse ka një skuadër që mund të përmbysë 4 gola, është Barcelona appeared first on Telesport.