“Do të ishte fantastike ta realizonim dopietën sezonale, jemi gati për gjithçka”. Piotr Zielinski, një nga shtyllat e Interit të Chivu, ka ide të qarta për fundin e sezonit. Zikaltërit synojnë të fitojnë kampionatin dhe Kupën e Italisë, për ta bërë sezonin shumë pozitiv, pavarësisht eliminimit në Champions League.
Në fokus është derbi i së dielës ndaj Milanit, por më parë Interi duhet të përballet me Comon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, të marten, në orën 21:00. “Ata kanë shumë cilësi, duhet të kemi kujdes, – tha ish-lojtari i Napolit për “Sportmediaset”. – Më ka bërë përshtypje organizimi i Comos, luan me cilësi dhe ka një trajner të madh si Fabregas. Nico Paz? Një fenomen, ka shifra mbresëlënëse, ndaj duhet vëmendje”.
Për derbin shtoi: “Ndeshjet e fundit me kuqezinjtë nuk kanë shkuar mirë, por në nëntor meritonim më shumë. Duam të tregojmë forcën tonë. Tifozët kanë qenë fantastikë dhe na kanë ndihmuar shumë. Reaguam shumë mirë pas eliminimit nga Champions League”.
The post Zielinski: Do të bëjmë gjithçka për dopietën sezonale, mezi e presim derbin… appeared first on Telesport.










