Gasperini: Interi po bën kampionat të veçantë. Juve? Demantuam një ekip të fortë, por…

Gian Piero Gasperini, pas barazimit 3-3 me Juventusin, foli për kampionatin italian dhe rivalët e Interit e Juventusit.

Tri barazime ndaj ekipeve të mëdha… Vetëm Interi më mirë se Roma?
Interi po bën një kampionat të veçantë. Ne kemi qenë në avantazh në tri ndeshjet e fundit ndaj ekipeve të mëdha, ishim më afër fitores sesa humbjes. I konsideroj performanca të nivelit të lartë, por detajet bëjnë diferencën. Këto ekipe në fund nxjerrin në pah lojtarët e aftë në lojën ajrore. Nuk është rastësi, fizikaliteti në fund i favorizon këto ekipe. Duhet të jemi më të mirë për të mos pësuar gola nga goditjet standarde, madje edhe nga larg. Ne po ashtu i shfrytëzuam ato, janë faktor në ndeshje.

Intensitet i madh në fushë, një reklamë për futbollin italian…
Juve është një ekip i madh, luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë. E filluam mirë, pastaj u ulëm, më pas rimëkëmbëm dhe shënuam. Pësuam gol pas dy minutash në pjesën e dytë, më pas kaluam përsëri në avantazh, shënuam golin e tretë të bukur… Demantuam një ekip të fortë, por bardhezinjtë kanë resurse që në fund bënë diferencën. Duhet të kesh forcë deri në pesë minutat e fundit, ndërsa ne u ndalëm pak. Kjo performancë na lë të zhgënjyer, por e falënderoj skuadrën.

The post Gasperini: Interi po bën kampionat të veçantë. Juve? Demantuam një ekip të fortë, por… appeared first on Telesport.