Manchester City mposhti 1-0 Leeds në ndeshjen e fundit në Premier League dhe ruan diferencën prej 5 pikësh nga Arsenal. Trajneri Pep Guardiola, duke folur për sfidën dhe situatën në renditje, tha: “Është një fitore e madhe dhe ka rëndësi të jemi pas Arsenal”.
“Në Premier të gjitha ekipet janë të forta, por Bernardo dhe Rodri luajtën shumë mirë. Edhe një herë, djemtë bënë një përpjekje të jashtëzakonshme, përndryshe nuk do të ishte e mundur të fitonim“, shtoi Pep Guardiola.
Goli i fitores u shënua nga Antoine Semenyo, për të cilin, trajneri spanjoll tha: “Nuk e di kurrë, ai është si Marc Guehi. Kaq shumë gjëra shkuan kaq mirë“, ndërsa për rikthimin e Haaland, ai shtoi: “Nuk e di se kur, por do të doja që ai të kthehej sa më shpejt”.
“Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, të rikuperohemi. Ka kaq shumë ndeshje dhe njerëzit janë të lodhur. Çdo ndeshje është vërtet, vërtet e vështirë”, tha Guardiola.
“Premier League është më e mirë se kurrë. Kualifikimi për Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor i klubit, sepse kemi qenë atje për 10 vitet e fundit“, deklaroi spanjolli.
The post Guardiola: Është e rëndësishme të jemi pranë Arsenal, kualifikimi në Champions është objektivi i klubit appeared first on Telesport.










