Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Pejë, pasi dyshohet se kishte thyer derën e banesës së një gruaje dhe më pas kishte tentuar t’i vënte flakën, mirëpo Policia ka arritur ta ndalojë në kohë këtë akt.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, por nuk e kishte respektuar atë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.










