Lukaku i përlotur: Muaj të vështirë mes dëmtimit dhe humbjes së babait, vazhdoj për fëmijët e mi

Napoli siguroi fitoren në minutat e fundit në Verona falë Romelu Lukakut, ndërsa sulmuesi belg u emocionua në intervistën pas ndeshjes: “Jam i lumtur për skuadrën, më vjen keq për golin e pësuar, por e rëndësishme ishte të merrnim tri pikët”.

Lukaku foli edhe për momentet e vështira personale: “Për mua kanë qenë muaj të vështirë në aspektin personal. Futbolli më ka dhënë shumë, por humbja e babait tim, mënyrën si ndodhi, ishte mjaft e rëndë. Vazhdoj për fëmijët e mi, për vëllezërit e mi dhe për Napolin që më ka dhënë shumë. Para se të vija këtu isha i shkatërruar”.

Sulmuesi theksoi edhe objektivat e skuadrës: “Ky është një sezon i vështirë, por duhet të synojmë lart”. Fjalët e tij treguan emocion dhe vendosmëri, duke nënvizuar forcën për të ecur përpara pavarësisht vështirësive personale dhe sportive.

The post Lukaku i përlotur: Muaj të vështirë mes dëmtimit dhe humbjes së babait, vazhdoj për fëmijët e mi appeared first on Telesport.