Roma pret sonte në mbrëmje Juventusin në kryesfidën e javës së 27-të në Serie A, e cila do të luhet në “Olimpico”. Të dy ekipet janë në garë të fortë për një vend për në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini kanë piketuar mesfushorin e Juventusit, Teun Koopmeiners, si objektivin e parë madhor për merkaton e verës. Holandezi është një njohje e vjetër për Gasperinin, që nga koha kur ishin të dy pjesë e Atalantës.
28-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Atalanta te Juventus për 60 milionë euro, por nuk e ka justifikuar aspak shumë e paguar për të, dukë përfunduar në një lojtar me dol dytësor. Holandezi nuk bën pjesë në projektin e Luciano Spallettit për sezonin e ardhshëm, ndaj largimi i tij nga bnardhezinjtë nuk do të ishte problem.
“Calciomercato” zbulon se Juventus ëhstë i gatshëm të heq dorë nga Koopmeiners për shifrën 30 milionë euro, gjysmën e shumës që pagoi për të.
The post Gasperini e do me patjetër. Roma piketon goditjen e parë të verës, 60 milionshi i Juventusit që rezultoi një dështim i vërtetë appeared first on Telesport.










