Arbeloa largohet në fund të sezonit, Perez zgjedh një trajner kombëtareje për sezonin e ri

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet spanjolle, Alvaro Arbeloa do të largohet në fund të sezonit nga Real Madridi. Florentino Perez duket se ka vendosur që tani për trajnerin e ardhshëm të Real Madridit.

Dëshira e madhe e presidentit të “Los Blancos” është Julian Nagelsmann, aktualisht trajneri i Gjermanisë. Perez e vlerëson shumë trajnerin e ri dhe e shikon atë njeriun e duhur për të nisur një projekt afatgjatë dhe ambicioz në krye të Real Madridit.

Në rast dështimi në Botëror, Nagelsmann pritet të largohet nga drejtimi i Gjermanisë, gjë që do të hapte rrugën për të marrë drejtimin e Real Madridit. 38-vjeçari ka drejtuar më parë klube si Bayern, Leipzig dhe Hoffenheim. Pavarësisht moshës së re, Nagelsmann konsiderohet si një trajner i ri tepër modern dhe me pritshmëri të shumta për të ardhmen.

The post Arbeloa largohet në fund të sezonit, Perez zgjedh një trajner kombëtareje për sezonin e ri appeared first on Telesport.