Manchester United ka fituar 2-1 ndaj Crystal Palace në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 28-të në Premier League. Crystal Palace kaloi i pari në avantazh që në minutën e 4-të, ku Maxence Lacroix shënoi me kokë pas krosimit të Brennan Johnson nga këndi. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për miqtë.
Përmbysja e “Djajve” erdhi në pjesën e dytë. Autori i golit për Crystal Palace, francezi Lacroix shkaktoi penallti në minutën e 52-të, për ndërhyrje të parregullt ndaj lojtarit të fundit, Matheus Cunha, për të cilin u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Godet i zakonshmi Bruno Fernandes, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 64-të, Bruno Fernandes kroson, Benjamin Sesko shënon me kokë, duke i dhënë avantazhin Man. United. Pas kësaj fitoreje, “Djajtë e Kuq” renditen në vendin e tretë me 51 pikë.
Në dy sfidat e tjera, Fulham fitoi derbin londinez ndaj Tottenham 2-1. Për vendasit shënuan Harry Wilson dhe Alex Iwobi në pjesën e parë, për Tottenham golin e vetëm e shënoi Richarlison në pjesën e dytë. Kujtojmë se Tottenham renditet në vendin e 16-të me 29 pikë, duke rrezikuar shumë qëndrimin në elitë. Ndërkohë, Brighton fitoi 2-1 ndaj Nottingham.
The post Man. United fiton me përmbysje kundër Crystal Palace, Tottenham prek fundin (video) appeared first on Telesport.









