“Kjo loja me presidencë është tallje me Kosovën”, thotë analisti politik, Ilir Deda.Ai shkroi në Facebook se Murat Jashari nga familja e komandatit simbol të uÇK-së, Adem Jashari, ka dhënë tashmë përgjigjen e tij të prerë refuzuese për postin e presidentit,“Së pari, Murat Jashari ka thënë jo të prerë në lidhje me pozitën e presidentit.
Së dyti, nuk ndërtohet procesi politik për ‘figurë konsensuale’ vetëm me një emër të përveçëm edhe ate pa e pasë miratimin e tij bile!”, shkroi Deda.“Së treti, po shihet qartë që një proces që filloi me fjalë të mëdha si ‘bashkëpunim’, ‘raporte të reja me opozitën’, ‘dialog me partitë politike’, paska qenë i menduar më shumë si farsë se sa si bashkëbisedim për të mirën e vendit. Së katërti, ‘presidenti partiak’ zgjidhet vetëm nëse bëhet marrëveshje politike për bashkëqeverisje”, shtoi ai.Deda thotë se “kjo çka po ndodhë nuk është politikë”.









