Federata e Iranit largohet nga Botërori?

Federata e Futbollit e Iranit po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së kombëtares nga Kupa e Botës që do të zhvillohet këtë verë në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Vendimi po diskutohet pas vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në sulmet e ushtrisë izraelite me mbështetje amerikane. Sipas raportimeve nga Teherani, ngjarja ka shkaktuar tension të madh politik dhe institucional, duke e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në turneun më të madh të futbollit në botë.

Presidenti i federatës, Mehdi Taj, la të hapur këtë skenar në një intervistë për një televizion iranian, duke theksuar se situata aktuale e bën të vështirë praninë në kompeticion, ndërsa vendimi final do të merret nga autoritetet përkatëse sportive.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafstrom, u shpreh se shpreson që Irani të marrë pjesë normalisht në turne, duke nënvizuar rëndësinë e sportit si urë lidhëse mes kombeve edhe në kohë krizash.

The post Federata e Iranit largohet nga Botërori? appeared first on Telesport.