Al-Nassr ka vazhduar me ecurinë pozitive në ligën profesioniste në Arabinë Saudite, këtë herë duke fituar 1-3 në transfrtë ndaj Al-Fayha, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të.
Al-Nassr pati shansin e artë të kalonte në avantazh që në minutën e 11-të, por Cristiano Ronaldo si rrallëherë gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Portugezi e nxorri topin jashtë, penalltia e 35-të e humbur në karrierë.
Në fund të pjesës së parë, një autogol i Al Amiri i jep avantazhin vendasve, që e mbyllin në favorin e tyre me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e Al-Nassr. Sadio Mane barazon fillimisht shifrat në minutën e 72-të, pas asistit të Joao Felix. Në minutën e 80-të shënohet një tjetër autogol, por këtë herë në portën e Al-Fayha.
Në minutën e 81-të, Cristiano Ronaldo detyrohet të largohet nga fusha i dëmtuar, në vijim do të mësohet me saktësi për çfarë bëhet fjalë, por në pamje të parë nuk dukej diçka shqetësuese dhe serioze.
Në vend të portugezit u fut Abdullah Al Hamdan, i cili shënoi golin e tretë për Al-Nassr, vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, pas asistit të Joao Felix, i dyti për sot.
Al-Nassr fiton 1-3 dhe vazhdon kryesimin me 61 pikë, dy pikë më shumë se Al-Ahli i vendit të dytë dhe tri pikë më shumë se Al-Hilal i vendit të tretë.
The post Penallti e humbur nga Ronaldo dhe largim i detyruar. Dy autogola dhe përmbysje e madhe, Al-Nassr rikthehet në krye (video) appeared first on Telesport.









