Pas eliminimit në Champions League nga norvegjezët e Bodo/Glimt, Inter ka zbritur sot në fushë po në “San Siro”, në sfidën ndaj Genoa, e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.
Pjesa e parë është dominuar e gjitha nga zikaltrit dhe është mbyllur 1-0 në favorin e tyre. Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 23-të, ku goditja e devijuar e Henrikh Mkhitaryan do të përplasej në traversë.
Në minutën e 30-të, Inter pati një tjetër rast të mirë me Ange-Yoan Bonny, por goditja me kokë e sulmuesit francez u ndal në mënyrë të suksesshme nga portieri i Genoa.
Sfida u zhbllokua një minutë më pas, ku pas një kombinimi perfekt Dimarco-Mkhitaryan, ishtë anësori zikaltër që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për zikaltrit.
The post Mjafton supergoli i Dimarco, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Genoa (video) appeared first on Telesport.









