Mohamed Salah ka vendosur që tani për largimin nga Liverpool në fund të këtij sezoni, një vit para përfundimit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Tashmë dihet që një nga destinacionet më të mundshme për të ardhmen e Salah është Arabia Saudite, ku ka interes konkret nga klubet kryesore si Al-Nassr, Al-Hilal dhe Al-Ahli, të cilat janë të gatshme ta veshin në “ar” egjiptianin.
“BBC Sport” zbulon se së fundmi një tjetër destinacion i mundshëm për Salah është edhe MLS, një kampionat që po zgjidhet nga shumë yje që janë në perëndim të karrierës. Antoine Griezmann, Dani Carvajal, David Alaba, po ashtu pritet të transferohen në MLS në fund të këtij sezoni, duke e kthyer në një kampionat të mirëfilltë yjesh.
Salah ende nuk e ka zgjedhur destinacionin e ri, por MLS është një pistë shumë konkrete. Sigurisht që largimi nga Liverpool nuk do të jetë falas, por pritet të jetë për një shifër modeste të themi 10-15 milionë euro.
The post Jo vetëm Arabia Saudite, një destinacion i ri shfaqet për Salah. Egjiptiani ka vendosur që tani appeared first on Telesport.









