Como e drejtuar nga Cesc Fabregas ka mposhtur 3-1 Lecce-n, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Serie A. Edhe pse miqtë gjetën të parët avantazhin me golin e Lassana Coulibaly me kokë në minutën e 13-të, vendasit përmbysën shifrat brenda pjesës së parë.
Në minutën e 18-të, pas një aksioni model që nisi nga këmbët e Maximo Perrone dhe asistit të Jesus Rodriguez, ishte Anastasios Douvikas që dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat.
Në minutën e 35-të, argjentinasi Perrone fiton një top në mesfushë dhe asiston për Jesus Rodriguez, i cili shënon golin e avantazhit për Como-n.
Në minutën e 44-të ishte mbrojtësi gjerman Marc Oliver Kempf që shënoi me kokë golin e tretë, pas një krosimi të Lucas Da Cunha nga goditja e dënimit. Pjesa e parë mbyllet 3-1, por shifrat nuk ndryshojnë më as pas 45 minutave të dyta.
Como fiton 3-1 dhe renditet në vendin e 5-të me 48 pikë, duke parakaluar Juventusin me dy pikë më shumë dhe është vetëm dy pikë më pak se Napoli dhe Roma, që renditen në vendin e tretë dhe të katërt. Ndërkohë që Lecce mbetet në vendin e 18-të me 24 pikë.
The post Como spektakël ndaj Lecce, parakalon Juventusin dhe futet në garë për vendin e 4-të (video) appeared first on Telesport.










