Liverpool po shkon drejt fitores së tretë rresht në Premier League. Të kuqtë po fitojnë 3-0 ndaj West Ham, pas 45 minutave të para në sfidën që po luhet në “Anfield”, e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.
Liverpool gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një aksioni të gjatë që nisi nga goditja e këndit dhe asistit të Ryan Gravenberch, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës.
Në minutën e 24-të, Dominik Szoboszlai kroson nga goditja e këndit, Virgil van Dijk shënon me kokë. Në minutën e 43-të, Mohames Salah kroson nga këndi, Ekitike asiston për Alexis Mac Allister, argjentinasi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës.
Në ndeshjet e tjera, Burnley po poshtërohet në shtëpi 0-3 nga Brentford. Armando Broja nuk është i grumbulluar fare në këtë takim për shkak dëmtimi, por mesa duket nuk ka gjë që e shpëton Burnley-n këtë sezon nga rënia drejt Championship.
Ndryshe nga forma e mirë e treguar në Champions League, Newcastle vazhdon me luhatjet në kampionat. Në “St.James’Park” pjesa e parë ndaj Everton është mbyllur 1-2 për miqtë. Për Everton shënuan Jarrad Branthwaite 19′ dhe Beto 34′. Për vendasit barazoi shifrat përkohësisht Jacob Murphy, pas asistit të Sandro Tonali.
The post 45′ e para: Liverpool nuk e llogarit West Ham. Burnley (pa) Brojën nuk ka gjë që e shpëton. Newcastle befasohet në shtëpi (video) appeared first on Telesport.










