Ibrahimović bën “profesorin”, tregon dallimet mes La Liga, Premier League dhe Serie A

Legjenda suedeze Zlatan Ibrahimović ka analizuar stilin unik të tri kampionateve më të mëdha europiane, duke treguar pse çdo ligë kërkon cilësi të ndryshme nga futbollistët.

Sipas tij, “në La Liga prioritet është loja me topin dhe ndërtimi i aksioneve që nga mbrojtja, edhe për skuadrat që nuk janë në nivelin më të lartë. Premier League, ndërkohë, është një kampionat me ritëm shumë të lartë, plot sulme dhe kundërsulme të pandërprera, ku edhe lojtarët teknikë rrezikojnë të mbeten jashtë nëse nuk përballojnë intensitetin fizik.

Ndërsa Serie A përfaqëson futbollin më taktik. Çdo detaj studiohet dhe mbrojtja ka shpesh më shumë rëndësi se sulmi”. Ibrahimović thekson se për një sulmues “është jashtëzakonisht e vështirë të spikasë në Itali, sidomos në skuadra difensive, por pikërisht për këtë arsye suksesi atje sjell kënaqësi edhe më të madhe”.

The post Ibrahimović bën “profesorin”, tregon dallimet mes La Liga, Premier League dhe Serie A appeared first on Telesport.