I pasaktë dhe pak vendimtar; ku ka përfunduar Marcus Thuram i dikurshëm? Që nga ardhja tek Interi në qershor 2023, djali i Lilian Thuram mahniti falë harmonisë me Lautaro Martinez dhe efikasitetit para portës. Sezonin e parë e mbylli me kuota dyshifrore në kampionat (13 gola), po aq asistime, si dhe nga një gol në Champions dhe Superkupën e Italisë. Një vit më pas i përmirësoi statistikat: 14 gola në Serie A dhe 3 më shumë në Champions.
Këtë sezon, megjithatë, diçka nuk po funksionon. Fillimi ishte i shkëlqyer me 11 gola dhe një dopietë ndaj Ajax-it në Champions, por më pas erdhi rënia: 577 minuta pa shënuar në Europë, deri te ndeshja me Bodo/Glimt.
Edhe në Serie A trendi është i ngjashëm: 7 gola gjithsej, por pas dëmtimit në bicepsin femoral dhe golit ndaj Parmës më 7 janar, vetëm një festim në 713 minuta lojë, kundër Sassuolos.
Shumë pak për një sulmues që duhet të mbajë repartin pa Lautaro Martinez, i dëmtuar. Interi ka nevojë për golat dhe buzëqeshjen e “Tikus” për të siguruar titullin dhe synuar dopietën sezonale Serie A-Kupë Italie.
The post Enigmat e Marcus Thuram; shifrat e krizës dhe “agjërimi” i gjatë i francezit zikaltër appeared first on Telesport.









