Nga një çantë shpine me dy palë rroba tek ëndrra e madhe; rrëfimi prekës i Victor Osimhen

Victor Osimhen kujton fillimet e tij të vështira: “U largova nga shtëpia me një çantë shpine dhe dy palë rroba. Ato që kisha veshur dhe një fanellë të gjelbër në çantë. Udhëtuam drejt Abujas me makinën më të vjetër që mund të imagjinoni dhe mbërritëm në mesnatë. Të nesërmen pashë 1 milion fëmijë me një ëndërr.

Ndoshta ishte ekzagjerim, por ishin rreth 900 fëmijë jashtë stadiumit. Ditën e parë nuk hyra fare në fushë. Ditën e dytë një trajner më tregoi me gisht: Fanella e gjelbër, hajde. Ke 15 minuta. Kisha vetëm 15 minuta për të ndryshuar jetën time. Vrapova derisa djersa u bë gjak dhe shënova 2 gola në 15 minuta.

Mendova se ndoshta kisha një shans. Më pas trajnerët hipën diku, me mikrofon në dorë iu drejtuan turmës. Ata thërrisnin disa emra, teksa unë nuk e dëgjova emrin tim. Ëndrra ime ishte e vdekur. Sapo isha gati të hipja në makinë kur dëgjova njerëzit që bërtisnin: Hej! Ç’kemi! Djali me jeshile! U ktheva dhe disa fëmijë po ma bënin me dorë.

E drejtova gjoksin tim, si në filma. Djali me jeshile! Unë vrapova përsëri tek ata, që më thane: Hej, trajneri dëshiron t’ju shohë. Doktori i ekipit e pyeti se ti ishe djali që shënoi dy gola. Ti je ai djali?

I thashë: Po, unë jam djali! UNË JAM DJALI! U ktheva në stadium dhe mjeku po më tregonte dhe po mbante dy gishtat lart. Ai tha: Ky është djali… Dy gishtat e tij më shpëtuan. Nëse mjeku i ekipit nuk do ta bënte këtë, unë nuk do të isha futbollist sot. Ndoshta do të isha në fund të një pusi”.

The post Nga një çantë shpine me dy palë rroba tek ëndrra e madhe; rrëfimi prekës i Victor Osimhen appeared first on Telesport.