Vjosa Osmani s’dorëzohet për presidente, i përgjigjet qytetarit: “S’e kam nijet me lëshu pe”

Vjosa Osmani është aktivizuar pas disa ditësh heshtje në mesin e dramës politike për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpërfilljes që kandidatura e saj ka hasur nga partitë politike.

Kabineti i presidentes në largim ka publikuar të premten një video në të cilën Osmani shihet duke u përshëndetur me qytetarë.

Njeri nga qytetarët i drejtohet presidentes me fjalët “mos lësho pe”, ndërsa ajo i thotë se nuk e ka në plan një gjë të tillë.

“Jo, nijet s’e kemi hiç. Hiç s’e kemi nijet thotë Osmani në këtë video.

Video është publikuar nga këshilltarja e presidentes Osmani, Egnesa Vitia, sigurisht një mesazh për eksponentët e skenën politike që kanë refuzuar të japin përkrahje për kandidaturën e Osmanit.