“Lennart Karl është si Messi dhe krahasimi është i drejtë”

Analisti televiziv Didi Hamann mendon se talenti i Bayern, Lennart Karl, ka ngjashmëri të mëdha me legjendën e futbollit, Leo Messi.

“E konsideroj një lojtar të jashtëzakonshëm. Ajo që ka arritur në moshën 17 vjeçare është sensacionale”, theksoi ai në një intervistë të fundit.

“Kur e sheh duke luajtur, mendoj se është krahasim i drejtë të thuash se luan si Leo Messi. Ai padyshim që e ka bërë këtë për 15 vitet e fundit, kurse Karl vetëm pak muaj, por krahasimi vlen”.

“Karl luan me këmbën e majtë, ka një qendër të ulët graviteti dhe nuk është i gjatë. Mënyra se si lëviz, mënyra se si ul shpatullat, mendoj se është një krahasim i drejtë.”

The post “Lennart Karl është si Messi dhe krahasimi është i drejtë” appeared first on Telesport.