Fabrizio Romano zbulon sekretet e merkatos së Arsenalit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka zbuluar planet e Arsenalit për merkaton e verës.

Edhe pse skuadra londineze duket mjaftueshëm e kompletuar, e mira nuk ka fund dhe trajneri Arteta ka vendosur piketat e tij për ndërhyrje mjaft efikase.

Gazetari italian theksoi se Arsenali po konsideron mundësinë për të blerë dy mesfushorë, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues krahu.

Strategjia e re vjen pas investimeve të mëdha verën e kaluar. Arteta synon që, me blerjet e ardhshme, të zgjidhë përfundimisht problemin e dëmtimeve që ka vuajtur përgjatë viteve të fundit.

The post Fabrizio Romano zbulon sekretet e merkatos së Arsenalit appeared first on Telesport.