Pas eliminimit nga Champions League, ekipi i Inter po përgatitet për ndeshjen e së shtunës kundër Genoa në kampionat, me një qëllim të qartë në mendje: titullin kampion në Serie A. Kjo u konfirmua nga një nga udhëheqësit e grupit të Cristian Chivu, Henrikh Mkhitaryan.
“Ishim shumë të frustruar pas eliminimit, por pas disa orësh u kthyem në stërvitje të nesërmen duke menduar se kemi një qëllim tjetër për të arritur. Kjo të jep forcë, të kesh një qëllim tjetër përpara. Nuk duhet të ndalesh kurrë. Jemi në krye të Ligës. Nuk ka mbaruar ende, por mund ta shihni punën e shkëlqyer që kemi bërë“, tha armeni.
Përfundimi i sezonit të kaluar pa trofe dhe me zhgënjimin e hidhur të një humbjeje 5-0 ndaj PSG në finalen e Ligës së Kampionëve, ka lënë gjurmë në ekip. “Vitin e kaluar, mund të kishim fituar tre trofe në dy javë, por i humbëm të gjitha mundësitë tona. Donim të fitonim të paktën një, por ky është futbolli. Askush nuk e priste“, tha Mkhitaryan.
“Por, pas atij zhgënjimi, gjetëm forcën për t’u zgjuar të nesërmen dhe për të shkuar në punë. Këtë vit, filluam ndryshe, duke njohur mundësinë e re, duke bërë gjithçka që mundëm për të fituar diçka. Po shkojmë mire. Kanë mbetur 12 ndeshje, kampionati nuk ka mbaruar: duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar. Shpresojmë se mund ta bëjmë”, shtoi mesfushori i Inter.
“Në futboll, çdo gjë është e mundur, duhet të jesh gati të ulësh kokën dhe të shtysh përpara. Personalisht ende po mendoj të luaj, nuk kam menduar të tërhiqem. Jam 37 vjeç, duhet ta menaxhosh më mirë trupin tënd, por po përpiqem të jap gjithçka nga vetja për të luajtur sa më gjatë të jetë e mundur dhe të mos kem asnjë keqardhje më pas”, përfundoi Mkhitaryan.
The post Mkhitaryan: Bodo është një zhgënjim, por tani ne kemi një qëllim të vetëm appeared first on Telesport.










