Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta po synon një sezon historik, ndërsa një nga figurat kyçe të skuadrës është Declan Rice, tashmë lider i mesfushës londineze. Forma e tij e shkëlqyer e ka futur edhe në diskutimet për “Topin e Artë”. “Është diçka e pabesueshme. Çdokush dëshiron të jetë pjesë e atyre bisedave, por mbi të gjitha dua që ekipi të ketë sukses”, – deklaroi ai për “The Sun”, duke theksuar se trofetë janë vendimtarë për çdo kandidat.
Rice rikujtoi edhe ndeshjen e paharrueshme kundër Real Madridit, në çerekfinalet e Champions League, ku shënoi dy gola spektakolarë nga goditjet e lira, në fitoren 3-0 (5-1 në total): “Beckham më dërgoi mesazh në Instagram. Ishte çmenduri për mua, sepse ai ka krijuar disa nga momentet më të mëdha në historinë e goditjeve të lira”, – tregoi Rice.
Mesfushori anglez kujtoi edhe takimin e parë me legjendën: “Kur e takuam në Katar, të gjithë lojtarët thonin se ishte si një Zot, sepse është Becks”.
The post Declan Rice kujton “predhat” e tij ndaj Real Madridit: Beckham më dërgoi mesazh… appeared first on Telesport.










