Rosenior: Chelsea është ndryshe nga klubet e tjera ku kam punuar, këtu bëhet fjalë vetëm për të fituar

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka folur për Sky Sports në lidhje me aventurën e tij të deritanishme me “blues”. Ai erdhi në mes të sezonit, duke zënë vendin e Enzo Maresca, një detyrë e vështirë me ekipin kampion bote.

Ka ende tre trofe për të cilët po luajmë, në Champions League, në Carabao Cup si dhe duke u përpjekur të luftojmë në Premier League edhe pse kjo e fundit duket e vështirë për t’u arritur”, tha Rosenior.

Chelsea është ndërtuar mbi fitoren. Jam i vetëdijshëm për këtë. Tifozët duhet të jenë krenarë për historinë e këtij klubi. Dua të argëtoj gjithkënd, por në këtë nivel bëhet fjalë për të fituar ndeshje”, shtoi trajneri i Chelsea.

Më tej, Rosenior komentoi: “Nuk do të gjej justifikime për rezultate këtu. Jam shumë krenar për punën që kam bërë deri më tani në klube të ndryshme dhe atë që po bëj aktualisht te Chelsea në këto muaj”

“Ky është një klub krejtësisht i ndryshëm nga ata që kam patur më përpara për sa i përket cilësisë së lojtarëve me të cilët punoj dhe konkurrencës. Një gjë që patjetër do të bëj është të shijoj çdo moment“, tha Rosenior.

The post Rosenior: Chelsea është ndryshe nga klubet e tjera ku kam punuar, këtu bëhet fjalë vetëm për të fituar appeared first on Telesport.