Real Madrid do të përpiqet të rikuperohet nga humbja tronditëse në La Liga fundjavën e kaluare, që i kushtoi vendin e pare, kur të presë Getafe në sfidën e radhës, ditën e hënë. Megjithatë, “Los Blancos” rrezikojnë ta luajnë përsëri pa Kylian Mbappé.
Duket se sulmuesi francez është i detyruar të qëndrojë jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Mbappé, golashënuesi më i mirë i ligës me 23 gola, nuk luajti në fitoren 2-1 të së mërkurës ndaj Benfica në Champions.
Ai ishte në fushë në Pamplona fundjavën e kaluar, kur Osasuna mposhti Real Madrid 2-1. Kjo humbje i lejoi Barcelonës të rifitonte një pikë epërsi ndaj rivalëve të tyre pas 25 ndeshjesh.
Duket se trajneri Alvaro Arbeloa do të presë deri në momentin e fundit për të marrë një vendim për Mbappe, që është në dyshim. Ndoshta trajneri do ta ruajë lojtarin për ta patur për sfidat e radhës në kampionat e Champions.
The post Arbeloa me sytë nga infermieria, rikthimi i Mbappe ende në dilemë për sfidën ndaj Getafe appeared first on Telesport.










