Diego Costa ishte i ftuar në podcastin “El camino de Mario”, ku rikujtoi momentet më të rëndësishme të karrierës së tij, veçanërisht periudhën tek Atlético Madridi. Ish-sulmuesi foli edhe për përplasjet e shumta me mbrojtësit e Real Madridit dhe Barcelonës, si dhe për kartonin e kuq të marrë në “Camp Nou” nga arbitri Gil Manzano.
Sipas raportit arbitral, në minutën e 28-të, Costa u përjashtua sepse iu drejtua arbitrit duke thënë “më q*** nënën tënde”, gjë që solli ndëshkimin. Sot, sih-sulmuesi e kundërshton versionin: “Bir k***e, është gënjeshtar. Ishte një gënjeshtër ajo që shkroi si ofendim timin. Kërkova regjistrimin. Sa herë e kam dëgjuar Messin t’ua thotë këtë arbitrave? Më dhanë 8 ndeshje pezullim, është njeri i keq”.
Costa kujtoi edhe duelet e ashpra në fushë: “Ramos dhe Pepe ishin shumë të ashpër”, duke shtuar se shpesh dëshironte që edhe mbrojtësit e Barcelonës ta provokonin siç bënin rivalët madrilenë.
The post Diego Costa nuk harron të kuqin e Gil Manzano: Bir k***e, është gënjeshtar appeared first on Telesport.









