Renditja e UEFA për vendin e 5-të në Champions; Italia afrohet me Gjermaninë dhe Spanjën

Pas përfundimit të “play off”-eve të “Europa League” dhe “Conference League”, Italia fiton terren në renditjen sezonale të UEFA-s 2025/26. Fiorentina humbi në shtëpi ndaj Jagiellonia, por u kualifikua për në 1/8 finale pas kohës shtesë, ndërsa Bologna fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Brann.

Këto rezultate i kanë lejuar Italisë ta ngushtojë diferencën me Gjermaninë dhe Spanjën. Aktualisht Italia renditet e katërta në klasifikimin sezonal, që jep një vend shtesë në Champions League për dy federatat më të mira. Anglia duket e paarritshme, por vendi i dytë mbetet ende objektiv.

Megjithatë, gara mbetet e vështirë pasi kanë mbetur vetëm katër skuadra italiane në lojë: Atalanta në Champions, si dhe Bologna, Roma dhe Fiorentina në kompeticionet e tjera europiane.

Renditja UEFA 2025/26:
1. Anglia 22.290
2. Gjermania 17.570
3. Spanja 17.342
4. Italia 17.285
5. Portugalia 16.600
6. Polonia 15.250
7. Franca 14.963
8. Greqia 13.400
9. Qipro 11.906
10.Danimarka 11.750

The post Renditja e UEFA për vendin e 5-të në Champions; Italia afrohet me Gjermaninë dhe Spanjën appeared first on Telesport.