Carvajal në krizë, dëmton shokun e skuadrës në stërvitje dhe nuk do t’ia dijë fare

Dani Carvajal po kalon një moment të vështirë te Real Madridi, pas rikthimit nga dëmtimi në janar. Edhe pse është rikuperuar, mbrojtësi ka luajtur shumë pak. Pesë ndeshje radhazi në kampionat pa asnjë minutë, disa paraqitje të shkurtra në Kupë dhe Champions, si dhe 30 minuta kundër Real Sociedadit.

Në Pamplona u aktivizua titullar, por u zëvendësua në minutën e 64-t sepse nuk arriti ta ndalte Víctor Muñoz. Edhe ndaj Benfica qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes. Kjo situatë rrezikon edhe pjesëmarrjen e tij në Botërorin e verës, që mund të jetë turneu i fundit me Spanjën, ku është kapiten dhe numëron 52 ndeshje.

Tensioni u pa edhe në stërvitje në Valdebebas, ku gjatë një aksioni goditi talentin e akademisë Víctor Valdepeñas, duke i shkaktuar ndrydhje në gju që do ta mbajë jashtë fushave 3-4 javë. Më i diskutueshëm ishte reagimi i Carvajal, i cili nuk pati asnjë gjest empatie ndaj lojtarit të ri pas incidentit, shenjë e qartë e momentit të vështirë që po kalon.

The post Carvajal në krizë, dëmton shokun e skuadrës në stërvitje dhe nuk do t’ia dijë fare appeared first on Telesport.